PSG e Bayern Munich nisin ‘luftën’ për yllin e Juventusit

20:20 | 29 Tetor 2019

Dy skuadra të mëdha lajmërohen për Emre Can.

E ardhmja e Emre Can shumë lehtë mund të jetë larg Juventusit.

Mesfushori gjerman nuk është përfshirë në skuadrën e Juventusit në Ligën e Kampionëve, dhe ky vendim i trajneri Maurizio Sarri nuk është mirëpritur nga ish anëtari i Liverpoolit.

Sipas TuttoSport, janë dy skuadra që kanë shprehur interesim për Emre Can, përcjell lajmi.

Bëhet fjalë për Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.

Një rikthim në Bundesligë do të ishte i mirëpritur për lojtarin, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Stuttgart.

Komento: