PSG gjen futbollistin që do ta zëvendësojë Neymarin

23:59 | 09 Dhjetor 2019

PSG është duke kërkuar qysh tani zëvendësuesin e Neymar.

Klubi është i vetëdijshëm, braziliani me siguri po luan sezonin e fundit në Francë

Neymar Junior me shumë mundësi do të largohet nga ‘Parc des Princes’ në verën e vitit 2020, pas gjithçkaje që ndodhi në vitin që po lëmë pas, 2019.

Sido që të jetë, PSG tashmë ka nisur të mendojë për jetën pas Neymar.

Kampioni i Francës është hedhur në sulm për Sadio Mane.

Në Paris mendojnë se sulmuesi i Liverpoolit është ideali për të marrë numrin 10 dhe për të zënë vendin e Neymar, ky i fundit mund të kthehet në Bracelonë, raporton France Football.

Mane është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 144 paraqitje, ka shënuar 72 gola dhe ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligen e Kampionëve.

Komento: