PSG gjen trajnerin e ri

17:55 | 27 Nëntor 2019

PSG gjen trajnerin e ri.

Paris Saint Germian me mundësi të mëdha do ta ndërrojë trajnerin në fund të sezonit.

Një dështim i radhës në Ligën e Kampionëve do të bënte që kampionët e Francës të ndërpresin bashkëpunimin me Thomas Tuchel.

PSG fazën e grupeve do ta mbyll si skuadra e parë në grup, duke lënë pas Real Madridin, përcjell lajmi.

Por, një eliminim i hershëm pas fazës së grupeve, do të bënte që PSG të mendojë për një trajner të ri në sezonin tjetër.

Le10Sport raporton se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është emri i pëlqyer për PSG.

Simeone ka disa vite në krye të Atleticos, ku ka arritur që këtë skuadër ta rikthej në konkurruese si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Komento: