PSG-ja e do me çdo kusht yllin e Milanit

11:44 | 21 Tetor 2019

PSG-ja nuk heq dorë nga ylli i Milanit, gati oferta.

Nga Franca mbërrin përditësimi më i fundit në lidhje me të ardhmen e mundshme të portierit të Milan, Gianluigi Donnarumma. Sikurse raporton “Le10Sport”, Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gardiani kuqezi.

Në fakt kampionët e Francës bënë ndryshimin e shumëfishtë në portë gjatë merkatos së verës, duke larguar Buffon, e njëherësh duke këmbyer portierin Areola me atë të Real Madrid, Keylor Navas, me formulën e huazimit.

Gjithsesi kjo nuk ka ndalur PSG-në nga plani i pandryshuar për të përvetësuar shërbimet e portierit të Milan. Konkretisht mësohet se parisienët kanë përgatitur një ofertë për në merkaton e janarit për të “rrëmbyer” Donnarumma-n nga Milan.

Komento: