PSG – Juventus, po ndodh shkëmbimi që askush nuk e priste

21:21 | 24 Janar 2020

PSG e Juventus duket se do të bëjnë një shkëmbim.

Paris Saint Germain dhe Juventus janë afër një shkëmbimi të madh në merkato.

Mbrojtësit e krahut, Layvin Kurzaëa dhe De Sciglio mund të ndërrojnë skuadrat gjatë merkatos së janarit.

Kampionët e Ligue 1 dhe Serie A janë në bisedime të avancuara për shkëmbimin Kurzaëa-De Sciglio, bën të ditur ‘L’Equipe’.

Kurzaëa është shumë i lumtur me një mundësi të tillë dhe mezi po pret finalizimin e një marrëveshje të mundshme.

PSG në anën tjetër janë të kënaqur me De Sciglio, pasi italiani mund të aktivizohet në dy krahët e mbrojtjes.

Komento: