PSG pësoi humbje shokuese nda Dijon, ja çka thotë Tuchel

08:40 | 02 Nëntor 2019

Tuchel i zhgënjyer.

PSG humbi kontrollin dhe nuk meritoi aspak fat në humbjen shokuese kundër Dijon në Ligue 1, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.

Kampionët e Francës janë befasuar nga Dijon, për të pësuar humbjen e tretë këtë sezon në Ligue 1, pavarësisht se po kalonin formë të mirë në xhirot e fundit.

Me golin e Kylian Mbappe, PSG kaloi e para në epërsi, para se vendësit të përmbysnin gjithçka në fillim të pjesës së dytë, për 2:1.

“Është futboll, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar Tuchel pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Nuk është hera e parë që skuadra e vendit të fundit mposht të parën, dhe nuk do të jetë hera e fundit”.

“Mendoj se humbëm ndeshjen në pjesën e parë sepse patëm tre goditje, në krahasim me të dytën ku kishim 17, një ndryshim i madh”.

“Në pjesën e parë ishim shumë pasivë. Shënimi i një goli pa pasur mundësi shënimi ishte ndoshta gjëja më e keqe për ne. Ne kurrë nuk e patëm në kontroll ndeshjen dhe nuk luajtëm me precizitet, shpejtësi dhe mentalitet, dhe kjo është e nevojshme”

Komento: