Ministria publikon çmimin “tavan”: Nafta s’ndryshon, benzina lirohet për 1 cent
Ministria ka publikuar çmimin “tavan” të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, nafta ka mbetur në çmimin që ka qenë, 1 euro e 57 centë për litër.
Ndërkaq, benzina është liruar për 1 cent, pra 1 euro e 34 centë për litër.
Gazi ndërkaq ka mbetur në çmim statik.