Publikohet lista, Muriqi e deklason Kane

19:55 | 10 Shtator 2019

Anglia dhe Kosova do të luajnë sonte në kuadër të kualifikueseve ‘Euro 2020’.

Luftë e zjarrtë do të jetë sonte për çdo top nga kosovarët në ndeshjen kundër
Kombëtares së Anglisë, e cila starton nga ora 20:45.

Pritet shumë nga Vedat Muriqi, i cili ka qenë një prej sulmuesve më në formë në Evropë kohëve të fundit duke shënuar ndeshje pas ndeshje për skuadrën dhe Kombëtaren, raporton periskopi.

E në anën tjetër, anglezët të gjitha shpresat i kanë te Harry Kane, kualitetet e të cilit janë mirë të dokumentuara.

Mirëpo, ylli i Tottenhamit është inferior kur krahasohet me sulmuesin shtatlartë të “Dardanëve”, Muriqin.

Në 31 paraqitjet e fundit në ligë, Kane ka shënuar 20 gola, krahas 19 të Muriqit në shtatë paraqitje më shumë.

Mirëpo, ish-ylli i Rizesporit kryeson sa i përket asistimeve me tetë, krahas vetëm katër të Kanes.

Muriqi ka mesatare më të lartë në përmbledhjen e përgjithshme, duke marrë një vlerësim nga “WhoScored” me 7.43, ndërsa Kane ka vetëm 7.34.

Komento: