Publikohet raporti financiar, ja sa shpenzoi LDK-ja

11:08 | 20 March 2025
publikohet-raporti-financiar,-ja-sa-shpenzoi-ldk-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024.

Këto të dhëna janë të paauditura dhe mund të ndryshojnë gjatë procesit të auditimit.

Sipas raporteve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra totale prej 643,047 euro, ndërsa ka shpenzuar 594,398 euro.

Në vitin 2023, të hyrat e LDK-së ishin më të larta, duke arritur 723,169 euro, ndërsa shpenzimet ishin 431,824 euro.

Komento: