Punë e kryer! Gattuso gjen skuadrën e re

22:59 | 08 Tetor 2019

Ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso do të takohet me stafin e tij për të diskutuar një lëvizje të mundshme në Sampdoria.

41-vjeçari italian u largua nga kuqezinjtë me pëlqim të ndërsjellë në fillim të kësaj vere dhe aktualisht është pa punë, me emrin e tij sugjerohet shpesh kur mendon për një trajner të ri.

Sidoqoftë, me shkarkimin e ish-trajnerit Eusebio Di Francesco që ndodhi më herët në mëngjes, Gattuso mund të vendosë të marrë rolin në Sampdoria, përcjell ORAinfo.

Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero është duke pritur atë për përgjigje, duke shpresuar të gjejë një trajner të ri sa më shpejt që të jetë e mundur./ORAinfo/

Komento: