Punë e kryer, Ibrahimovic bëhet lojtar i Milanit

08:56 | 29 Nëntor 2019

Zlatan Ibrahimovic pritet të kthehet në Evropë. Ai pritet t’i bashkohet klubit nga Serie A, Milan.

SportMediaset raporton se Milan po afrohet gjithnjë e më afër firmosjes me lojtarin suedez, Zlatan Ibrahimoviç, përcjell ORAinfo.

Sipas raportimeve, Rossoneri po punon me agjentin e sulmuesit suedez, Mino Raiola, duke negociuar aktualisht shpërblimet e tij të kontratës.

38-vjeçari suedez po kërkon 3 milionë euro për një kontratë gjashtëmujore.

Kuqezinjtë kanë shumë nevojë për frymëzim sulmues, pasi aktualisht gjenden në vendin e 12-të në tabelën në Serie A pas 13 ndeshjeve. /ORAinfo/

Komento: