Real Madrid po përgatitet të nisë një ofertë prej 55 milion € për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek verën e ardhshme raportojnë mediat angleze.
Holandezi gjithashtu është lidhur me një transferim në Tottenham, por ai do të preferonte të ndërmarrë një sfidë të re në Santiago Bernabeu,përcjell ORAinfo.
Van de Beek ka kontribuar pesë gola dhe katër asistime në 13 ndeshje për Ajax në Eredivisie këtë sezon./ORAinfo/