
AC Milan, nuk ka hequr dorë nga interesi i tyre për mesfushorin 23-vjeçar uruguajan, Lucas Torreria.
Raporti detajon se kuqezinjtë janë ende të prirur të nënshkruajnë Torreria teksa ata kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre në ligë pas një fillimi tepër të dobët,përcjell ORAinfo.

Sezonin e kaluar Torreria bëri 50 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Londrës së Veriut, duke shënuar dy gola dhe duke siguruar pesë asistime në proces. Sidoqoftë, çështjet e brendshme të Arsenalit mund ta shohin mesfushorin të kërkojë një skuadër të re, veçanërisht duke marrë parasysh kohën e tij më të kufizuar të lojës këtë sezon.
Mesfushori uruguaian ka filluar vetëm tre ndeshje në ligë për Topçinjtë që nga fillimi i sezonit, dhe ende nuk ka luajtur 90 minuta të plota në Premier League./ORAinfo/