Punë e kryer, Romagnoli largohet nga Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punë e kryer, Romagnoli largohet nga Milan

17:32 | 19 Korrik 2021

Pasi u larguan Donnarumma dhe Calhanoglu edhe një tjetër futbollist kuqezi po shkon drejt divorcit.

Po flasim për Alesio Romagnoli që sipas medieve italiane, nuk dëshiron të rinovojë me Milanin dhe klubi e ka nxjerrë në shitje që në këtë verë sepse kontrata e kapitenit përfundon në fund të sezonit të ri dhe kjo është mundësia e fundit për të fituar nga shitja e tij.

Për mbrojtësin interesohet Barcelona, që e konsideron 26-vjeçarin si lojtarin e duhur për të zëvendësuar largimin e pritshëm të Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti.

Milani nga ana tjetër mund të fitojë Philipe Coutinhon.

Braziliani ka pranuar të kalojë në Milano dhe Maldini mund ta shkëmbejë me Romagnolin, në një operacion, që do e pëlqenin edhe tifozët kuqezinj.

Në të kundërt Barcelona do 20 milionë euro për brazilianin.

Komento: