Punë e kryer: Sanches është i Milanit

20:32 | 18 Mars 2022

“L’Equipe” e bën të kryer, Sanches është i Milanit.

Një vit pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1, Lille po përballet me disa ndryshime në skuadër.

Së fundmi po raportohet se nga skuadra do të largohet edhe Renato Sanches, transmeton Gazeta Express.

Metodë për humbje peshe! Efekti vihet re që në ditën e dytë!
Mesfushori portugez do të largohet nga “Pierre Mauroy” gjatë afatit kalimtar të verës, sipas “L’Equipe”.

Gazeta franceze gjithashtu ka raportuar se garën për transferimin e tij do ta fitojë Milani.

Sipas burimeve të tyre, “Rossonerët” presin të nënshkruajnë me Sanchesin pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e 24-vjeçarit me Lille skadon në verën e vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se klubi francez do ta lejojë largimin e tij këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Gazeta sportive franceze nuk ka zbuluar detaje tjera, teksa Renato Sanches te Milani me shumë gjasa do të zërë vendin e Franck Kessie, i cili pritet të largohet.

Komento: