Punë e kryer! Sanches po zbarkon te Milan

22:00 | 19 Mars 2022

L’Equipe, raporton se mesfushori i Lille, Renato Sanches do të bëhet një lojtar i ri i AC Milan në fund të sezonit.

Ka qenë një javë shumë e ngarkuar për kuqezinjtë për sa i përket merkatos. Franck Kessie ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

Në të njëjtën kohë, Divock Origi është përfolur se është shumë i afërt me kuqezinjtë. Renato Sanches është një tjetër lojtar që mund të bëhet së shpejti pjesë e AC Milan,përcjell ORAinfo.

Në fakt, Renato Sanches shihet si zëvendësuesi i përsosur për Franck Kessie. Një mesfushor i fuqishëm “box-to-box” me përvojë të madhe në emrin e tij. AC Milan ka negociuar nënshkrimin e tij që nga janari, por ardhja e Renato Sanches në Milano konsiderohet vetëm një çështje kohe sipas shtypit francez.

L’Equipe se Renato Sanches do të nënshkruajë për AC Milan në fund të sezonit. Bisedimet me Jorge Mendes janë shumë të avancuara dhe lojtari i ka dhënë përparësi kuqezinjve, shkruan gazeta franceze.

Nënshkrimi i mesfushorit portugez pritet t’i kushtojë Milanit jo më shumë se 20 milionë euro. Kushtet e favorshme janë për shkak se kontrata e 24-vjeçarit me Lille skadon për një vit. Megjithatë, Sanches nuk është tema e vetme e diskutimit mes AC Milan dhe Lille.

Sven Botman duhet të ndjekë Snaches në San Siro. Mbrojtësi holandez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë ndërsa dy klubet po negociojnë një marrëveshje afër 30 milionë euro./ORAinfo/

Komento: