Punë e kryer: Vendoset orari i ri i El Classicos

11:17 | 23 Tetor 2019

Vendoset orari i ri i El Classicos.

Komiteti i Konkurrencës e ka bërë zyrtare që Klasikja mes Barcelonës dhe Real Madrid, e cila do të luhej të shtunën më 26 tetor, më në fund të shtyhet për në 18 dhjetor, duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Katalonja dhe më saktësisht Barcelona.

Në këtë mënyrë, Konkurrenca plotëson kërkesën e rënë dakord midis dy klubeve, e cila ishte vendosur të hënën për të patur një datë përfundimtare.

Barça dhe Real Madrid më në fund ranë dakord që takimi të mbahej të mërkurën, 18 Dhjetor, dhe këtë e paraqitën në kërkesat e tyre, përcjell lajmi net.

LaLiga, e cila ishte e para që kërkoi shtyrjen e një ndeshje kaq të tensionuar, nuk ka rënë dakord për datën e caktuar dhe të propozuar më 4 dhjetor, gjithashtu ditë e mërkurë.

Mbetet për t’u parë nëse organi i Javier Tebas apelon vendimin e Komitetit të Konkurrencës. LaLiga u përpoq me të gjitha mundësitë që ndeshja të luhej në fillim të dhjetorit për shkak të të drejtave televizive.

Komento: