Punë e kryer, Vojvoda transferohet tek skuadra e madhe Italiane

20:18 | 24 Gusht 2020

Mërgim Vojvoda në sezonin e ri do të jetë pjesë e ligës italiane, Serie A.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda do të transferohet nga Standard Liege tek Torino.

Transferimi i Vojvodës do t’i kushtoj skuadrës së Torinos 5.5 milionë euro.

Për Vojvodën ishte e interesuar edhe Atalanta, por ata nuk arritën marrëveshje me Liegin.

Komento: