
Manchester United është në krizë të rezultateve.
Ole Gunnar Solskjaer nuk ka frikë për punën e tij te Manchester United edhe pse sezoni i shkarkimeve në Premierligë është në aktivitet të plotë.
Unai Emery, Mauricio Pochettino dhe Quique Sanchez Flores kanë humbur punët e tyre gjatë dy javëve të fundit, dhe Solskjaer po vihet nën presion pasi fitoi vetëm katër nga 14 ndeshjet e ligës këtë sezon.

Por trajneri i United këmbëngul se ai nuk shqetësohet për pozicionin e tij pasi përgatitet të përballet me Tottenham në ‘Old Trafford’ të mërkurën dhe Manchester City në ‘Etihad’ të shtunë, përcjell lajmi.
“Jo, kjo nuk më shqetëson më shumë”, tha Solskjaer. “Unë jam vetëm duke u përqëndruar në punën time dhe këtë po e bëj ashtu siç mundem, mezi pres lojën tjetër dhe shikoj gjërat e planit afatgjatë me bord”.
”Është koha e vitit. Asnjëherë nuk është e këndshme të shihni kolegët tuaj të humbin punën e tyre në një hapësirë shumë të shkurtër kohore”, vazhdoi ai.