PZAP kërkon të rinumërohen rreth 1500 vendvotime, anulon votat nga Serbia

14:48 | 11 Nëntor 2019

PZAP-ja, ka dal me një njoftim të ri.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara .25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Komento: