Qentë endacakë, kompanitë e kontraktuara thonë se e kanë kryer misionin

00:02 | 25 Tetor 2020

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një rrezik i madh për qytetarët.

Qentë endacakë në vend në veçanti në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Së fundi, pre e qenve në kryeqytet ishte edhe një grua shtatzënë e cila u sulmua.

Për këtë çështje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kontraktuar 29 subjekte veterinare për projektin menaxhimi dhe kontrolli endacak. Shtatë prej tyre vetëm në kryeqytet me rrethinë. Dy nga këto subjekte kanë përfunduar me projektin në fjalë derisa shprehen se numri i qenve endacakë në vend është shumë i madh.

Në një përgjigje me shkrim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thuhet se për zgjidhjen e problemit te qenve endacakë duhet bashkëpunim i ngushtë i nivelit qendror dhe atij lokal. Megjithatë mbetet akoma e pasqaruar se mbi kë bie përgjegjësia.

Komento: