Qerim Kelmendi do të varroset nesër në ora 15:00

14:46 | 28 Shkurt 2020

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi do të varroset nesër në orën 15:00.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në kompleksin memorial në Gllogjan, ndërsa paraprakisht do mbahen homazhe për nder të tij në qendër të qytetit të Pejës.

Njoftimin e bëri të ditur faqja “OVL UÇK Pejë”, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Qerim Kelmendi u gjet i privuar nga jeta dhe i djegur në veturën e tij në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, në fshatin Zahaq të Pejës.

Komento: