Qeveria ndan edhe një milion euro për ndërtimin e shtëpive në veri

13:18 | 22 Nëntor 2023
qeveria-ndan-edhe-nje-milion-euro-per-ndertimin-e-shtepive-ne-veri

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal në lidhje me ndarjen e buxhetit shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit.

Ministri i Financave Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë propozoi që për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës të ndahen edhe një milion euro shtesë, raporton Zeri.info.

Vendimi është miratuar pa asnjë votë kundër.

Komento: