Qeveria shkarkon edhe drejtorët e ndërmarrjes Trepça

12:50 | 28 Shkurt 2020

Shkarkohen drejtorët e ndërmarrjes Trepça.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike Trepça.

Kjo u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

“I propozoj Qeverisë që të shkarkojë drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.

Qeveria e ka votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Komento: