Qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim

12:54 | 02 Prill 2023

Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim.

Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Nga ora 14:00 qyetëtarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”.

Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjësmarrësve të ndryshëm.

Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalime.

Tashmë qytetarët anembanë vendit janë nisur për në Prishtinë në mënyrë të organizuar.

Komento: