
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë vizituar kryeqytetin, bashkë me Stephan Opitz, përgjegjës i operacioneve në zyrën qendrore të KFW-së dhe Anëtar i Komitetit Menaxhues për Evropë dhe Azi.
“Me z.Opitz ramë dakord që të thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë për Kryeqytetin”, ka shtuar Rama.