Ramiz Lladrovci sot merret në pyetje në Hagë

10:33 | 19 Nëntor 2019

Po vazhdojnë intervistat e përfaqësuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale.

Ditë më parë ai ishte ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Vet Lladrovci kishte thënë se dëshminë e tij do ta japë më 19 nëntor.

“Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, kishte deklaruar Lladrovci.

Komento: