Ramos thyen rekord

18:51 | 13 Tetor 2019

Ramos ka thyer rekord.

Sergio Ramos e ka thyer rekordin e Iker Casillasit për t’u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar të Spanjës.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar tashmë i ka zhvilluar 168 ndeshje për Kombëtaren spanjolle, një më shumë sesa ish-bashkëlojtari i tij.

Ai e thyen rekordin pasi është titullar në ndeshjen mes Spanjës dhe Norvegjisë, e cila po zhvillohet për momentin dhe është e vlefshme për kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Spanja tashmë e ka siguruar një vend në EURO 2020 verën e ardhshme, pasi që e mban epërsinë prej shtatë pikësh në krye të grupit.

Kapiteni i Real Madridit e ka fituar dy herë radhazi titullin e Kampionatit Evropian me Spanjën, në vitet 2008 dhe 2012, duke e mposhtur Gjermaninë dhe Itali në ato finale, si dhe titullin e Kupës së Botës në vitin 2010, duke e mposhtur Holandën në atë finale.

Ramosi kishte qenë titullarë në të tria ato ndeshje dhe kishte arritur ta mbante portën e paprekur në të tria.

Ramosi është gjithashtu golashënuesi i dhjetë më i mirë në historinë e ekipit kombëtar, baras me Michelin, me 21 gola, vetëm dy më pak sesa legjenda tjetër e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Mbrojtësi e bëri paraqitjen e tij të parë për Spanjën në vitin 2005, kur ai ishte ende lojtar i Sevillas, ndërsa e bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Kinës, në të cilën ndeshje luajti 45 minuta.

Komento: