Ramush Haradinaj përmend tre qëllime mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe uron 28 nëntorin

11:02 | 28 Nëntor 2021

Ramush Haradinaj përmend tre qëllime mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe uron 28 nëntorin.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar 28 nëntorin, ditën e flamurit, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se me linjën hekurodhore Kosovë-Shqipëri, mbrojtjen e përbashkët ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë dhe shtetësisë shqiptare, shënojnë festat e nëntorit.

“Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare. Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri

2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.

3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.

Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.

Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!

RH

Komento: