Ramush Haradinaj reagon pas emërimit tê Ministrit të Shëndetësisë

13:33 | 16 Nëntor 2021

Emërimi i Rifat Latifit si Ministër i Shëndetësisë, reagon Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas emërimit të Rifat Latifit në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.

Ai e ka përshëndetur emërimin e tij në këtë pozitë, derisa i ka uruar suksese në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, se Latifi është emëruar në këtë pozitë ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media.

Komento: