Raportohet për disa të vdekur nga shtypjet jashtë stadiumit në Kamerun

23:58 | 24 Janar 2022

Gjashtë persona raportohet se kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar në tollovitë që u shkaktuan jashtë stadiumit ku po organizohen ndeshjet e Kupës së Afrikës në Kamerun.

Në xhirime shihen tifozët e futbollit duke pasur telashe të kenë çasje për të hyrë në stadiumin Paul Biya në Yaounde.

Naser Paul Biya, guvernatori i rajonit qendror të Kamerunit, ka thënë se mund të ketë më të tepër të vdekur, raporton AP.

Në një raport tjetër thuhet se ka pasur një numër të fëmijëve që kanë mbetur pa ndjenja.

Stadiumi ka kapacitet prej 60 mijë ulëseve, por për shkak të kufizimeve në lidhje me COVID-19, mund të mbushet vetëm 80 për qind të kapacitetet.

Afro 50 mijë persona raportohet se kanë tentuar të hyjnë për të parë ndeshjen mes Kamerunit dhe Komorosit.

Infermierja Olinga Prudence, ka thënë se gjendja e të lënduarve është e rëndë.

Kameruni fitoi 2:1 ndaj Komorosit në 1/8 e finales të Kupës së Afrikës.

Komento: