Raportohet për një çantë të dyshimtë para ndërtesës së MD-së, policia jep detaje

11:49 | 11 Nëntor 2021

Policia e Kosovës është pozicionuar sot para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.

Kjo për shkak se është raportuar për një çantë të dyshimtë para kësaj ndërtese.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.

Tutje ajo ka theksuar se çanta është larguar nga njësitë policore dhe se nuk ka pasur diçka të dyshimtë në të.

Komento: