Rashica bëri shqiponjën pasi shënoi gol, reagojnë ashpër mediat serbe

08:13 | 03 December 2019

Milot Rashica ka bërë shqiponjën në shenjë solidardimi me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues.

Në ndeshjen dramatike mes Wolfsburg dhe Werder Bremen, të luajtur në javën e 13-të në Bundesliga, mysafirët fituan me rezultat 2:3.

Por, futbollisti nga Vushtrria Milot Rashica, i lindur në vitin 1996, mori vëmendjen më të madhe, shkruan Zëri.

Rashica shënoi dy gola mbrëmë për Werder Bremenin duke vulosur fitoren në ‘Volkswagen Arena’.

Rashica shënoi dy golat e tij me shqiponjën dy-krenare duke irrituar në maksimum edhe njëherë mediat serbe.

Mediumi serb ‘Blic.rs’ në mes të tjerash shkruan se Rashica e promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’.

“Milot Rashica, i cili luajti për të gjitha grupmoshat e reja të Shqipërisë dhe në vitin 2016 ndryshoi shtetësinë duke luajtur për Kosovën, festoi dy golat e tij si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi – Zvicër”, shkruan fillimisht mediumi serb.

“Ai palosi krahët në kraharor me shqiponjën, e cila simbolizon idenë e ‘Shqipërisë së Madhe”, shkruan më tej ‘Blic.rs”.

Komento: