Rashiq thotë se me këtë ritëm, Serbia e Kosova do të dialogojnë deri në vitin 2068

09:22 | 20 Nëntor 2021

Ende nuk dihet se kur do të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk po përparon, e “mollë sherri” për këtë stagnim është bërë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa në pala kosovare po insiston se s’do të ketë Asociacion një-etnik, ajo serbe po kërkon me ngulm që Asociacioni të formohet me kompetenca eksekutive.
E, dikush procesin e dialogut tanimë po e sheh vetëm si improvizim.

Sipas, kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, që dikur ishte ish-këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti në Qeverinë “Kurti 1”, rezultatet e dialogut janë minimale.

“Dialogu në kohën e fundit është vetëm improvizim, nuk ka ndonjë dialog të thellë i mirëfilltë, dialog i cili e ka për detyrë sikur që u dashtë me pas njerëz të terrenit, ose më mirë me thënë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përkundrazi e ka vetëm një improvizim dhe vetëm po vazhdon i tillë”, është shprehur Rashiq për FrontOnline.

Sipas tij, dialogu deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Komento: