Rastet e reja me koronavirus në Kamenicë, kryetari ka një apel për qytetarët

16:35 | 26 Korrik 2020

Rastet e reja me koronavirus në Kamenicë, Kastrati apelon te qytetarët t’i respektojnë masat.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Kamenicës janë konfirmuar 91 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre janë shëruar 63 persona, 25 raste janë ende aktive dhe 3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se sot janë konfirmuar 4 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rastet e reja pozitive me koronavirus në vend.

Nga 220 raste të reja, 4 janë në Komunën e Kamenicës.

E për këtë, i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimine përhapjes së koronavirusit.

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot katër (4) persona kanë rezultuar pozitiv në testin për #COVID19. Të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana. Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe tre të vdekur”, ka shkruar Kastrati.

“Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush! Vendos maskën, Pastro duart vazhdimisht, Mbaj distancë”- ka shkruar Kastrati në Facebook.

Komento: