Rasti si i Eriksenit/ Referi kosovar ia shpëton jetën një futbollisti në futboll të vogël – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti si i Eriksenit/ Referi kosovar ia shpëton jetën një futbollisti në futboll të vogël

22:38 | 21 Korrik 2021

Një rast i njëjtë si ai i Christian Eriksenit në Evropian ka ndodhur në Lipjan, në Ligën Total të futbollit të vogël. Gjyqtari, Alban Zejnullahu arriti të shpëtoj jetën e një futbollisti që kishte rënë pandjenja.

Liga Total ka lajmëruar që gjendja e futbollistit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka marr tretmanin mjekësor dhe gjendja shëndetësore i është kthyer në normalitet.

Njoftimi i plotë i klubit:

Gjygjtari Alban Zejnullahu,si Simon Kjaer,shpeton jeten e nje futbollisti.

Nje rast i ngjajshem me atë të futbollistit danez Erikssen ndodhi kete jave ne Liga Total por fal intervenimit te shpejt te stafit dhe mbi te gjitha te gjygjtarit Zejnullahu u evitua me e keqja.

Reagimi i Zejnullahut ishte i shpejte dhe efikas duke arritur qe futbollistit te Fc 9 Janarit ne fushe ti rikthehej normalitetit, e me pas ai morri tretmanin mjeksor nga personeli i QKUK-Lipjan e tashme ai gjendet mire me shendet.

Komento: