Rasti tragjik në Gllogjan, reagon ashpër avokati: Hetuesia e ka humbur momentumin

15:06 | 04 Dhjetor 2021

Avokati thotë se hetuesia e ka humbur momentumin

Avokati Arianit Koci ka folur për rastin e tragjedisë në Deçan ku mbetën të pajetë tre persona, dy prej tyre nxënës dhe faktin që kur ka kaluar një javë nga rasti nuk ka ende të arrestuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Koci ka thënë se sipas tij, hetuesia e ka humbur momentumin.

Sipas tij, në ditën e parë pas krimit gjurmët ishin ende të freskëta dhe që atë ditë do të duhej të bllokohej Rrafshi i Dukagjinit.

“Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera”, ka shkruar ai.

Sipas Kocit, zbulimi i këtij krimi duhet të jetë prioritet shtetëror.

Sot janë bërë tetë ditë prej rastit ku mbetën pa shenja jete tre persona në Gllogjan të Deçanit.

Komento: