Reagon Lista Serbe: Me krenari themi që e kem mbështetjen e Vuçiqit, ndërsa Rashiqi e ka Kurtin

14:08 | 09 Mars 2025
reagon-lista-serbe:-me-krenari-themi-qe-e-kem-mbeshtetjen-e-vuciqit,-ndersa-rashiqi-e-ka-kurtin

Lista Serbe ka reaguar pas konferencës për shtyp të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet duke i ndihmuar Listës Serbe.

Këta të fundit thanë se “me krenari themi që kemi mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit…ndërsa Nenad Rashiqi, Albin Kurtin”.

Lista Serbe, mes tjerash, pretendon se mandati që ka fituar Nenad Rashiq në Kuvendin e Kosovës është fituar me vota të shqiptarëve.

Komento: