Real barazon, vazhdon “lufta” për vendin e parë në La Liga

23:11 | 02 Nëntor 2019

Real Madrid, nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Real Betisit.

Real Betisi e ka ndalur Real Madridin në Santiago Bernabeu në javën e 12-të në La Liga.

Los Blancos ishin dukshëm më të mirë se mysafirët në të dyja pjesët, por në fund ndeshja përfundoi pa gola.

Pjesa e parë për madrilenët filloi mjaftë mirë, me Eden Hazardin dhe Karim Benzeman që kishin shanse të qind për qindta për gol.

45 minutëshi i dytë ishte më stresues për Zinedine Zidanen që filloi të bënte disa ndryshime në formacion, por pa ndodnjë gjë pozitive.

Vinicius Junior e zëvendësoi Rodrygon në minutën e 65-të, derisa i dha lojës një ritëm më të shpejtë, mirëpo nuk i shfrytëzoi rastet.

Madrilenët kishin shansin që ta rimerrnin kreun e tabelës, pasi Barcelona humbi 3-1 ndaj Levantes, por tani qëndrojnë më pikët të njëjta.

Real Madridi është në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa kanë edhe Blaugaranasit në të parin, ndërsa në javën e 13-të do të takohen me Eibarin.

Komento: