Real ia merr kreun Barcës, mposhtë me vështirësi Alaves

15:06 | 30 Nëntor 2019

Reali fiton në fushën e vështirë të Alaves, ia merr kreun Barcës.

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Deportivo Alaves, me rezultat 1:2.

Në një terren aspak të përshtatshëm i përshkruar me reshje të mëdha shiu, skuadra e Zinedine Zidane ia doli të kthehej me pikë të plota nga ky udhëtim.

Sergio Ramos në minutën e 53’ bëri një shkëputje të lartë dhe shënoi me kokë për 0-1.

Lucas Perez barazoi në 1:1 nga penalltia në minutën e 65’.

Fitoren Real Madridit ia siguroi mbrojtësi Dani Carvajal, kur shënoi në minutën e 69’.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron 31 pikë, dhe renditet në vendin e parë.

Komento: