Real Madrid-Arsenal, po bëhet shkëmbimi i madh

16:38 | 29 Nëntor 2019

Real Madrid po mendon ta pranojë ofertën e Arsenalit ,duke ofruar James Rodriguez në këmbim të sulmuesit të Pierre-Emerick Aubameyang.

Raporti detajon se si Aubameyang dëshiron të largohet nga klubi verën e ardhshme, nëse ata nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Përderisa Barcelona është e interesuar për lojtarin, Los Blancos shpresojnë se mund të arrijnë marrëveshjen duke i ofruar Rodriguez në këmbim.
Deri më tani këtë sezon Rodriguez ka bërë nëntë paraqitje për skuadrën spanjolle, me pesë startime. Në atë kohë, ai shënoi vetëm një gol dhe siguroi një asistim, dukej mjaft bindës për gjithë sezonin.

Nga ana tjetër, përkundër formës së dobët të Gunners, Aubameyang ende është dukur si një nga lojtarët më të mirë në fushë në lojërat e tyre. Ai ka shënuar dhjetë gola në 16 paraqitje për klubin e Veriut në Londër këtë sezon./ORAinfo/

Komento: