Real Madrid-Club Brugge, befasi në formacione zyrtare

18:33 | 01 Tetor 2019

Champions League kthehet sonte.

Real Madrid do të kërkojë 3 pikët e para në këtë edicion në Ligën e Kampionëve pasi do të zbresë në fushë në orën 18:55 për të luajtur ndaj Club Brugge.

Trajneri Zidane ka vendosur që të mos kursejë asnjë nga yjet e tyre duke luajtur me skemën 4-3-3. Kroos, Modric dhe Casemiro rikthehen së bashku në mesfushë, ndërkohë që në sulm, Lucas dhe Hazard do të mbështesin Benzema-n.

Në krahun tjetër edhe klubi belg do të luajë me 3 sulmues nga minuta e parë, duke tentuar surprizën ndaj skuadrës madrielne në mitikun “Santiago Bernabeo”.

Komento: