Real Madrid e vë në radar talentin Cheleseas

09:58 | 26 Tetor 2019

Gjiganti spanjoll po interesohet për talentin e Chelseas.

Real Madrid mund të forcojë repartin ofensivë me Mason Mount, lojtarin që po shkëlqen te Chelsea.
Mount këtë sezon është rikthyer në skuadrën e parë te Chelsea, pas një huazimi të suksesshëm në Championship te Derby, ku në 35 ndeshje shënoi tetë gola.

20 vjeçari ka marrë vëmendjen me ftesën e pranuar te Kombëtarja e Anglisë, për të cilët është paraqitur në katër ndeshje.

Edhe pse ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, në mediet angleze nuk përjashtohet një mundësi largimi, përcjell lajmi.

Raportohet se Real Madrid është duke monitoruar lojtarin, i cili do t’i sillte energji sulmit të skuadrës së Zinedine Zidane.

Komento: