Real Madrid ‘frikëson’ Chelsean, kjo është arsyeja

22:00 | 24 Tetor 2019

Kjo është arsyeja.

Real Madrid mund të vjedh një tjetër yll nga skuadra londineze, Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, Real Madrid dëshirojnë që të transferojnë Callum Hudson – Odoi, transmeton lajmi.net.

Madrilenët duket se e shohin të riun anglez si Eden Hazard i ardhshëm dhe dëshirojnë që ta kenë nën shërbimet e tyre.

Ylli i Chelsea mund të ndjek hapat e ish shokut të skuadrës, nëse presidenti Florentino Perez bën një ofertë të konsiderueshme.

18 vjeçari ka bërë edhe debutimin e tij me kombëtaren e Anglisë më herët gjatë këtij viti, si dhe po kthehet në ritmin e sezonit të kaluar, pas dëmtimit që e përcolli në fillim të sezonit.

Komento: