Real Madrid ia ofron Man Unitedit këtë lojtar

17:00 | 17 Korrik 2021

Real Madrid ia ofron Vinicius Junior Man Utd.

Gjiganti spanjoll po tenton ta shesë yllin e tyre.

Sipas ‘The Mirror’, drejtuesit e Real Madrid ia kanë ofruar Vinicius Junior skuadrës së Man Utd.

Madrilenët po synojnë transferimin e Kylian Mbappe, e për të arritur yllin francez raportohet se ata duhet të shesin disa futbollist fillimisht që të rrisin buxhetin e klubit.

“Los Blancos” ia kanë ofruar “Djajve të Kuq” Vinicius për një çmim rreth 80 milionë euro, por që për momentin klubi anglez nuk ka shprehur interesim për të shpenzuar këto para për futbollistin brazilian.

Në ndërkohë United janë shumë afër kompletimit të transferimit të Raphael Varane nga gjiganti spanjoll për rreth 50 milionë euro.

Komento: