Real Madrid me ofertë të re për Pogban

15:00 | 26 Tetor 2019

Real Madrid po e do me çdo kusht Pogban.

Zinedine Zidane raportohet se është i gatshëm të heq gjitha ndalesat për të nënshkruar me Paul Pogban, duke ofruar 85 milionë funte dhe shërbimet e Gareth Bale te Manchester United.

‘Eldesmarque’ bën të ditur se trajneri francez duket i bindur në transferimin e yllit të Manchester United, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’ nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesën e Manchester United për Pogba prej 180 milionë funte, dhe përfshirja e Bale, shihet si mundësi e mirë.

Real Madrid edhe pse në verën e fundit shpenzoi 300 milionë funte në transferime, nuk ka arritur të krijojë një skuadër vërtetë konkurruese, së paku j deri më tani.

Pogba ka qenë dëshira e Zidane që pas rikthimit në krye të kësaj skuadre, dhe transferimi i tij shihet si një përforcim shtesë për mesfushën.

Komento: