Real Madrid mposht Atleticon, mban kreun e La Liga

18:12 | 01 Shkurt 2020

Real Madrid fiton derbin lokal kundër Atleticos.

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe, në derbin lokal kundër Atletico.

Me rezultatin minimal 1:0, Real Madrid ka mposhtur Atleticon për tri pikë të reja në kuadër të La Liga, shkruan lajmi.

‘Los Blancos’ e nisën shumë mirë sfidën, duke pasur disa raste në pjesën e parë, njësoj si Atletico, por asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e golit.

Lojtarët e Zidane vazhduan të kërkojnë golin edhe në pjesën e dytë, dhe kur po luhej minuta e 56’, ishte Karim Benzema ai që shënoi për 1:0, duke shfrytëzuar asistimin e dhënë nga Ferland Mendy.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në kuotën e 49 pikëve, duke shkuar përkohësisht në gjashtë pikë diferencë me Barcelonën.

Atletico Madrid në anën tjetër mbetet me 36 pikë dhe mban pozitën e pestë, me mundësi për të rënë më poshtë, deri në fundin e xhiros.

Komento: