Real Madrid në probleme të mëdha, lëndohet edhe ky lojtar

22:20 | 31 Tetor 2019

Po vazhdojnë problemet për Real Madrid.

Trajneri i Real Madrid, Zidane, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e James Rodriguez, pasi lojtari është i angazhuar me disa probleme familjare.

Rodriguez mungoi gjatë mesjavës, pasi lojtari ishte në Kolumbi, ku gruaja e tij po sillte në jetë të voglin e dytë të James.

Kësisoj, mesfushori ka munguar edhe në seancën stërvitore të së enjtës, të cilën Real Madrid e zhvilloi pas fitores ndaj Leganes.

Lojtari pritet të kthehet nesër me skuadrën, por nuk pritet të përfshihet në skuadrën e Zidane për ndeshjen e së shtunës, transmeton lajmi.

Kështu, James do të duhet që të presë deri në mesjavën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, që potencialisht të ketë një shans për lojë.

Komento: