Real Madrid po e transferon yllin e Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Real Madrid po e transferon yllin e Barcelonës

15:06 | 14 Janar 2022

Real Madrid po mendon transferimin e yllit të Barcelonës

Sipas raportimeve, Real Madridi shpreson të blejë mbrojtësin e Barcelonës, Ronaldo Araujo, kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2023.

Real Madrid po planifikon një ofertë të guximshme për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës dhe Uruguait Ronald Araújo në një transferim të lirë, sipas radiostacionit katalanas ‘KNB’.

Qendërmbrojtësit 22-vjeçar i skadon kontrata në vitin 2023 dhe bisedimet për një marrëveshje të re në Camp Nou kanë ngecur.

Interesi nga Bernabéu për shërbimet e tij nuk ka gjasa të mirëpritet nga Joan Laporta dhe stafi teknik i Camp Nou, të cilët e shohin Araújo si një nga shtyllat mbrojtëse mbi të cilën Xavi do të ndërtojë skuadrën e tij të re të Barçës me të rinj të tjerë, përfshirë Pedri, Gavi, Nico, Ansu Fati dhe Ferran Torres.

Komento: