Real Madrid po kërkon yllin 290 milionësh

17:11 | 21 Nëntor 2019

Real Madrid beson se mundësia për transferimin e Harry Kane është e hapur.

‘Los Blancos’ janë në kërkim të një sulmuesi më emër, pas dështimit të madh të përjetuar me Luka Jovic.

‘Daily Mail’ raporton se Real Madrid janë duke besuar se ende mund të arrijnë te Harry Kane, duke i paguar Tottenhamit deri në 290 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi anglez ka qenë i lidhur me Real Madridin prej kohësh.

Por, ardhja e Jose Mourinhos mund t’ia ndryshojë të ardhmen e Kane.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se Mourinho ka kërkuar që Kane të mos largohet, si kusht për të marrë drejtimin e skuadrës nga Londra.

Komento: